Ndërlidhjet

logo-print

Abe: Bota të shkojë drejt çarmatimit bërthamor


Shinzo Abe - foto arkivi

Shinzo Abe - foto arkivi

Në Nagasaki të Japonisë është shënuar sot 70-vjetori i bombardimit atomik.

Të mbijetuar, mysafirë ndërkombëtarë dhe të tjerë kanë mbajtur një minutë heshtje në Parkun e Paqes të Nagasakit.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka theksuar rëndësinë e një bote pa armë bërthamore.

“Si vendi i vetëm në botë që kemi përjetuar bombën atomike gjatë një lufte dhe në përputhje me tre parimet tona jobërthamore, unë kam ripërtërirë zotimet tona për të udhëhequr botën drejt çarmatimit bërthamor”, ka thënë Abe.

Shtetet e Bashkuara kanë hedhur bombën atomike në Nagasaki më 9 gusht të vitit 1945, duke vrarë mbi 70,000 njerëz dhe duke nxitur dorëzimin e Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.

Bomba e parë atomike në Hiroshimë, tre ditë para asaj në Nagasaki, ka vrarë 140,000 njerëz.

XS
SM
MD
LG