Ndërlidhjet

logo-print

Djali i ish-presidentit iranian nis burgun


Mehdi Hashemi

Mehdi Hashemi

Djali i ish-presidentit të Iranit, Akbar Hashemi Rafsanjani, ka nisur të shërbejë dënimin prej 10 vjetësh burgim, për shkak të krimeve financiare.

Mehdi Hashemi është paraqitur të dielën në burgun Evin të Teheranit, ndërsa ka thënë se rasti kundër tij është i motivuar politikisht.

Ai u ka thënë gazetarëve para burgut famëkeq se dënimi “nuk është as i drejtë, as i ligjshëm”, porse shpreson “të mbrojë integritetin” e babait të tij.

Gjykimi i Mehdi Hashemit është mbajtur prapa dyerve të mbyllura.

“Kërkoj edhe një herë që televizioni shtetëror të transmetojë seancat e mia dëgjimore”, ka thënë të dielën Hashemi.

Ai është akuzuar për nxitjen e trazirave, pas zgjedhjeve të kontestueshme presidenciale në Iran, më 2009.

Mehdi Hashemi është arrestuar në vitin 2012, pasi është kthyer nga Britania.

Rafsanjani, i cili ka shërbyer si president i Iranit nga viti 1989 deri më 1997, ka thënë se dënimi i Hashemit është përpjekje për t’i bërë presion atij.

XS
SM
MD
LG