Ndërlidhjet

SHBA: Në protestën në Ferguson – dy të plagosur


Pamje nga një protestë e mëparshme në Ferguson
Pamje nga një protestë e mëparshme në Ferguson

Policia në qytetin amerikan Ferguson në Misuri, thotë se dy persona janë plagosur, kur është hapur zjarr në protestën, me të cilën është shënuar njëvjetori i vrasjes së një të riu zezak të paramatosur nga një polic i bardhë.

Policia nuk i ka identifikuar të plagosurit dhe nuk ka specifikuar se për çfarë plagosjesh bëhet fjalë. Të shtënat ndodhën gjatë përleshjes ndërmjet policisë dhe demonstruesve, derisa pjesëtarët e forcave të sigurisë përpiqeshin ta shpërndanin turmën, e cila e kishte bllokuar trafikun.

Kjo dhunë, mbrëmë vonë, ndodhi pas një dite të plotë të protestave paqësore në kuadër të shënimit të njëvjetorit të vrasjes së të riut 18 vjeçar, Michael Brown, që kishte shkaktuar tmerr kombëtar dhe kishte çuar, në disa raste, në demonstrata të dhunshme në Shtetet e Bashkuara.

Departamenti i policisë në rrjetin Twitter ka raportuar se dy vetura të pashënuara të policisë ishin qëlluar nga të shtënat.

Incidenti i para një viti ka ndikuar në krijimin e lëvizjes “Blacks Lives Matter”, që proteston kundër anshmërisë raciale nga policia.

Disa qindra vetë kanë marrë pjesë në marshin, i cili kishte filluar në vendin ku është vrarë i riu, Michael Brown.

XS
SM
MD
LG