Ndërlidhjet

Pakistan: 7 vetë të arrestuar për keqtrajtim seksual të fëmijëve


Fëmijët pakistanezë për të cilët familjet e tyre thonë se ishin keqtrajtuar seksulisht
Fëmijët pakistanezë për të cilët familjet e tyre thonë se ishin keqtrajtuar seksulisht

Policia në rajonin lindor Kasur në Pakistan, thotë se i ka arrestuar shtatë vetë të akuzuar për kqetrajtim seksual të fëmijëve dhe për video shqetësuese të këtyre keqtrajtimeve.

Shefi i policisë në këtë rajon, Shahzad Sultan, tha mbrëmë se hetuesit po i analizojnë dëshmitë, përfshirë së paku 18 video të konfiskuara deri tash.

Policia tha se 10 persona të tjerë të dyshuar do të arrestohen së shpejti.

Këto akuza u bënë publike, pasi familjet e viktimave ishin përleshur me policinë më 4 gusht, me ç’rast familjarët ankoheshin se autoritetet po i injoronin rastet e tyre.

Nuk është e njohur se sa fëmijë ishin abuzuar.

XS
SM
MD
LG