Ndërlidhjet

SHBA: Nga të shtënat e policisë – një person i plagosur seriozisht


Pamjue nga protesta në Ferguson më 9 gusht 2015

Pamjue nga protesta në Ferguson më 9 gusht 2015

Një person është plagosur seriozisht, pasi është qëlluar me të shtëna nga policia, në qytetin amerikan, Ferguson në Misuri, gjatë një demonstrate, me të cilën është shënuar njëvjetori i vrasjes së të riut zezak, Michael Brown, nga një polic i bardhë.

Shefi i policisë së rajonit St. Luis, Jon Belmar, tha se ky person kishte hapur zjarr kundër oficerëve të policisë dhe ishte në gjendje shëndetësore “serioze, por stabile”, pasi policia ishte përgjigjur me zjarr.

Belmar tha se policia besonte se personi ishte i armatosur dhe e kishte përcjellur me një veturë të pashënuar, kur ai u ishte afruar dhe i kishte filluar të shtënat.

Ky njeri nuk është identifikuar.

Kjo dhunë mbrëmë vonë, u bë pas një dite të plotë të protestave paqësore, në kuadër të shënimit të vrasjes së të riut, Michael Brown, që pat shkaktuar tmerr kombëtar dhe ka çuar, në disa raste, edhe në demonstrata të dhunshme në gjithë Shtetet e Bashkuara.

Incidenti i para një viti ka ndikuar në krijimin e lëvizjes “Blacks Lives Matter”, që proteston kundër anshmërisë raciale nga policia.

Disa qindra vetë kanë marrë pjesë në marshin, i cili kishte filluar në vendin ku është vrarë i riu, Michael Brown.

XS
SM
MD
LG