Ndërlidhjet

Kabul: Nga sulmi vetëvrasës – së paku 7 të vrarë


Pamje nga eksplodimi i sotëm në Kabul
Pamje nga eksplodimi i sotëm në Kabul

Një eksplodim i fuqishëm e ka goditur sot kryeqytetin Kabul në Afganistan.

Autoritetet thanë se shpërthimi ishte shkaktuar nga një sulm vetëvrasës me makinë-bombë, në një pikë të kontrollit në afërsi të aeroportit ndërkombëtar.

Zëdhënësi i Ministrisë së shëndetësisë së Afganistanit, Wahidullah Mayar, ka shkruar në rrjetin Twitter, se nga ky sulm janë vrarë shtatë civilë, përfshirë një fëmijë.

Një zyrtar i Ministrisë së brendshme afgane ka thënë se “ka viktima civile dhe pjesëtarë të forcave të sigurisë”.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë e menjëhershme për këtë sulm.

Ky eksplodim u bë disa ditë, pasi nga një seri e sulmeve vetëvrasëse në Kabul, janë vrarë dhjetëra vetë dhe qindra të tjerë janë plagosur.

XS
SM
MD
LG