Ndërlidhjet

Turqi: Nga sulmet - policë dhe ushtarë të vrarë


Pamje pas sulmit kundër një stacioni të policisë sot në një lagje të Stambollit
Pamje pas sulmit kundër një stacioni të policisë sot në një lagje të Stambollit

Katër policë janë vrarë dhe një tjetër është plagosur seriozisht, nga një bombë në pjesën juglindore të Turqisë.

Mediat turke, duke cituar zyrtarë të sigurisë, thanë se sulmi i sotëm kishte ndodhur në qytetin Silopi, ku gjatë disa ditëve të funti, policia po lufton kundër militantëve kurdë.

Në një incident të ndarë, po ashtu në territorin e qytetit Silopi, është vrarë një ushtar turk dhe 7 të tjerë janë plagosur, kur militantët kurdë kanë hapur zjarr kundër një helikopteri ushtarak.

Njëherësh, nga një sulm kundër një stacioni policor në Stamboll, është vrarë një polic dhe dy sulmues.

Askush nuk e ka marrë prëgjegjësinë për këto sulme.

XS
SM
MD
LG