Ndërlidhjet

Tereshchenko mbledhë nënshkrime për të sfiduar Lukashenkan


Presidenti i Bjellorusisë Alyaksandr Lukashenka
Presidenti i Bjellorusisë Alyaksandr Lukashenka

Përkrahësit e ekonomistit bjellorus Viktor Tereshchenko kanë mbledhur 100,000 nënshkrimet e kërkuara, që ai të kandidojë për zgjedhjet presidenciale, që do të mbahen më 11 tetor.

Presidenti aktual Alyaksandr Lukashenka, udhëheqësi autoritar, i cili është në krye të Bjellorusisë që prej vitit 1994, aktualisht është në mandatine tij të katërt. Mbështetësitë e tij thonë se kanë mbledhur 500,000 nënshkrime që ai të kandidojë sërish.

Kryetari i Partisë Liberal Demorkate të Bjellorusisë, Syrahey Gaidukevich raportohet se kanë mbledhur 87,000 nënshkrime, ndërkaq aktivisti sovialist Tatsyana Korotkevish 75,000. Lideri i Partisë Patrotike të Bjellorusisë, Mikalay Ulkahovich ka arritur të mbledhë 72,000 nënshkrime për kandidimin e tij për president.

Edhe disa kandidatë të tjerë po mundohen që të mbledhin nënshkrimet e nevojshme deri më 21 gusht.

Zgjedhjet në Bjellorusi janë të menaxhuara në mënyrë strikte nga shteti.

Zgjedhjet presidenciale të vitit 2010 dhe trazirat që pasuan ato, u denoncuan nga minitrat e jashtëm të Gjermanisë, Suedisë, Polonisë dhe Republikës Çeke dhe u cilësuan si “hap prapa në zhvillimin e demokracisë qeverisëse”, në Bjellorusi.

XS
SM
MD
LG