Ndërlidhjet

Plagoset një roje kufitare në Kirgizi


Flamuri i Kirgizisë
Flamuri i Kirgizisë

Një roje kufitare në Kirgizi është plagosur me armë zjarri afër kufirit me Taxhikistanin.

Shërbimi i Mbrojtjes Kufitare në Kirgizi ka thënë sot se incidenti ka ndodhur më 8 gusht, kur rojet kufitare kirgize ishin në rajonin jugor të Batken dhe po mundoheshin që të parandalonin kalimin ilegal kufitar të 15 shtetasve taxhikë. Një taxhik është arrestuar, ndërsa të tjerët kanë arritur që të ikin.

Nga territori taxhik pretendohet se kanë filluar të shtënat me armë, nga të cilat roja kufitare kirgize është plagosur në këmb.

Ky incident ka ndodhur teksa zyrtarët kirgizë dhe ata taxhikë po bisedojnë, duke u munduar që të gjejnë mënyra se si të lehtësojnë tensionet dhe dhunën që ka shpërthyer së fundmi në kufrin në mes të këtyre dy shteteve.

Më 3 gusht, qytetarët kirgizë dhe ata taxhikë me gurë, ku 6 njerëz kanë mbetur të plagosur.

Tensionet për kufirin Taxhikistan-Kirgizi kanë nisur që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.

XS
SM
MD
LG