Ndërlidhjet

Talibanët marrin përgjegjësinë për sulmin në Kabul


Pamje nga sulmi i sotëm pranë aeroportit të Kabulit

Pamje nga sulmi i sotëm pranë aeroportit të Kabulit

Një zëdhënës i talibanëve ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin e madh që ndodhi sot në një post-bllok, pranë hyrjes së aeroportit të Kabulit.

Autoritetet thonë se të paktën 5 njerëz janë vrarë dhe 16 të tjerë janë plagosur, pasi një veturë e cila po barte eksplozivë shpërtheu. Por, numri i sakt i viktimave akoma nuk është konfirmuar.

Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme është cituar të ketë thënë se “në mesin e viktimave ka civilë dhe forca të sigurisë”.

Agjencia e lajmeve AFP ka raportuar se në vendin e ngjarjes ka shumë makina të ndihmës së parë.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid ka thënë se sulmi ka pasur për cak dy vetura, të cilat ndodheshin shtetas të huaj. Ai ka mohuar se në këtë sulm është vrarë ndonjë afganë.

Ministria e Brendshme e Afganistanit ka thënë se ky sulm “është kundër të gjitha vlerave njerëzore”.

Shpërthimi i sotëm vjen vetëm disa ditë pas një serie të sulmeve vetëvrasëse në Kabul, ku dhjetëra persona u vranë dhe qindra të tjerë u plagosën.

Më 7 gusht, sulmet vetëvrasëse shënuan ditën më të përgjakshme në Kabul që prej tërheqjes së trupave ushtarake ndërkombëtare, në fund të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG