Ndërlidhjet

logo-print

Ish-akuzuesi i Ismayilovës dëshmon në gjyq


Gazetarja Khadija Ismayilova

Gazetarja Khadija Ismayilova

Gjykimi në Baku të Azerbajxhanit ndaj gazetares hetuese Khadija Ismayilova ka vazhduar sot, me dëshminë e personit, që autoritetet thonë se Ismayilova e ka shtyrë që të bëjë vetëvrasje.

Ismayilova, kontribuese e Radios Evropa e Lirë për shërbimin e Azerbajxhanit, është ndaluar nga policia në dhjetor të vitit 2014, nën akuza se ka shtyrë ish-kolegun e saj Tural Mustafayev që të bëjë vetëvrasje. Prokurorët më pas e kanë akuzuar atë edhe për përvetësim, evazion fiskal dhe abuzim me pushtetin.

Sot në gjyq, Mustafayev tha se ai në të kaluarën ka vuajtur nga një sulm nervor për shkak të dallimit të të ardhurave që ai dhe e fejuara e tij kanë fituar. Ai ka thënë se Ismayilova nuk ka asnjë përfshirje në tentimin e tij për vetëvrasje.

Më 24 korrik, Mustafayev gjatë seancës dëgjimore tha se ai kishte “shpifur” ndaj Ismayilovës pasi kishte pasur presion të madh nga agjencitë e ligjit por mocioni i mbrojtjes që kjo akuzë ndaj Ismayilovës të hiqet, është hedhur poshtë nga trupi gjykues.

Ismayilova, 39 vjeçare, ka raportuar për keqpërdorimet financiare të Presidentit Ilham Aliyev dhe për anëtarët e familjes së tij.

Ajo thotë se akuzat ndaj saj janë tentim për të heshtur punën e saj si gazetare.

XS
SM
MD
LG