Ndërlidhjet

Tetovë: Gjendet trupi i pajetë i 6 vjeçares


Vërshimet në Tetovë
Vërshimet në Tetovë

Është gjetur trupi i pajetë i gjashtë vjeçares, Rina Ahmeti, një javë pas përmbytjeve katastrofale në Tetovë.

Trupi i vajzës është gjetur nën gërmadhat e një shtëpie nga banorët dhe Ushtria e cila është angazhuar në aksionet e shpëtimit .

“Sot rreth orës 11:30 ekipet e policisë kanë gjetur trupin e pajetë të vajzës 6 vjeçare, e cila ishte e humbur që nga dita e parë e përmbytjeve, që përfshinë fshatin Shipkovicë dhe disa vende të tjera në rajonin e Tetovës”, ka deklaruar Marjan Josifovski, zëdhënës i policisë në Tetovë.

Gjatë vërshimeve kanë humbur jetën edhe pesë persona të tjerë ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Rajoni ka pësuar dëme të mëdha materiale dhe për sanimin e tyre janë formuar komisione të emergjencës për vlerësimin e tyre dhe zhdëmtimin e popullatës së goditur.

XS
SM
MD
LG