Ndërlidhjet

Uzbekistan: Të paktën 15 të vdekur në një koncert


Flamuri i Uzbekistanit
Flamuri i Uzbekistanit

Të paktën 15 persona raportohet se kanë vdekur në qytetin Urgench në Uzbekistan, pasi një urë u shemb gjatë mbi publikun, të cilët po merrnin pjesë në koncertin që po zhvillohej poshtë urës, thotë zyrtarët.

Burimet brenda Ministrisë së Situatave Emergjente në Uzbekistan, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se 17 vetë janë të shtrirë në spital.

Incidenti ka ndodhur gjatë koncertit të këngëtart Navruz Sobirov më 8 gusht, i cili u mbajt në parun e qytetit, pranë liqenit artificial.

Nuk ka asnjë deklaratë zyrtare lidhur me numrin e viktimave.

Por dëshmitarët kanë thënë se numri i viktimave mund të jetë rreth 30. Shumica e pjesëmarrësve në këtë koncert ishin adoleshentë.

Në deklaratën lëshuar nga zyra e presidentit Islam Karimov thuhet se komisioni qeveritar është themeluar për të hetuar këtë incident.

XS
SM
MD
LG