Ndërlidhjet

Vritet një ushtar ukrainas në Donjeck


Ushtarë ukrainas, foto nga arkivi

Ushtarë ukrainas, foto nga arkivi

Një ushtar ukrainas është vrarë dhe nëntë janë plagosur në përleshjet e fundit midis forcave të armatosura të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë, në rajonin e Donjeckut.

Zëdhënësi i forcave qeveritare, Vladyslav Seleznyov, ka thënë se ushtarët ukrainas ia kanë dalë të mbajnë kontrollin e qyetit Starohnativka, edhe pas sulmit separatist.

Starohnativka ndodhet midis rajonit të Donjeckut që kontrollohet nga rebelët dhe Mariupolit, që kontrollohet nga Kievi.

Mbi 6,400 njerëz janbë vrarë në konfliktin ushtarak midis forcave të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë në lindje, qysh në prill të vitit 2014.

Një armëpushim i brishtë është negociuar në muajin shkurt në Minsk, por ai është shkelur gati çdo ditë.

XS
SM
MD
LG