Ndërlidhjet

Lirohet nga burgu një aktivist sirian


Ilustrim
Ilustrim

Aktivisti sirian për të drejtat e njeriut, njëherësh edhe gazetar, Mazen Darwish është liruar nga burgu, pasi qëndrojë për tre vjet, ka thënë bashkëshortja e tij sot.

Yara Bade, bashkëshortja e Darwish ka thënë se ai është liruar para vendimit përfundimtar, që do të duhej të jepej më 31 gusht.

Darwish para arrestimit të tij ishte drejtor i Qendrës Siriane për Media dhe Liri të Shprehjes, por së bashku me dy kolegë të tij ai u arrestua në shkurt të vitit 2012.

Ai publikisht ka kritikuar dhunën që qeveria ka bërë mbi protestuesit, në protestat e organizuara në mars të vitit 2011, kundër qeverisë së presidentit Bashar al-Assad.

Darwish ka fituar disa çmime për punën e tij, përfshirë edhe çmimin për liri të UNESCO-s.

Sipas organizatës Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, rreth 200,000 njerëz janë duke u mbajtur në burgje të qeverisë siriane, në qendra të mbajtjes dhe në ndërtesat e forcave të sigurisë.

XS
SM
MD
LG