Ndërlidhjet

Suedi: Dy të vrarë në një dyqan të Ikea-s


Policia suedeze
Policia suedeze

Dy njerëz janë vrarë dhe një tjetër është plagosur rëndë, në një sulm me thikë, në dyqanin e mobiljeve Ikea në Vasteras të Suedissë.

Të vdekurit janë një burrë dhe një grua, ka njoftuar policia.

Autoritetet po ashtu kanë bërë të ditur se një person është arrestuar nën dyshimet për vrasje. Zëdhënësja e Ikea-s, Anna Pilkrona-Godden, ka thënë se qendra tregtare Erikslund, ku ndodhet dyqani, është mbyllur. Vasteras ndodhet rreth një orë larg kryeqytetit Stokholm.

XS
SM
MD
LG