Ndërlidhjet

Edhe 5 të arrestuar në rastin e abuzimit seksual me fëmijë


Fëmijët pakistanezë për të cilët familjet e tyre thonë se ishin abzuar seksulisht

Fëmijët pakistanezë për të cilët familjet e tyre thonë se ishin abzuar seksulisht

Policia në Pakistan thotë se kanë arrestuar edhe 5 persona të tjerë, në rastin për abuzim seksual me fëmijë dhe për video shqetësuese të këtyre abuzimeve.

Numri i personave të arrestuar për këto akuza tash është 12.

Së paku 280 fëmijë ishin incizuar teksa janë abuzuar seksualisht nga një bandë prej 25 burrash, sipas Latif Ahmed Sara, i cili është aktivist dhe avokati mbrojtës i këtyre viktimave.

Qindra video ishin shitur ose janë përdorur për të shantazhuar prindërit e fëmijëve.

Sot Senati, Dhoma e Lartë e Parlamentit, në mënyrë unanime ka kaluar rezolutën, përmes së cilës dënohen abuzimet dhe kërkohet dënim për përgjegjësit.

Kryeministri Nawaz Sharif ka premtuar se do të merren masa serioze ndaj përgjegjësve.

Këto akuza u bënë publike kur familjet e viktimave u përleshëm me policinë më 4 gusht, duke thënë se autoritetet kanë injoruar rastet e fëmijëve të tyre.

XS
SM
MD
LG