Ndërlidhjet

Lirohet nga burgu shefi i inteligjencës së Ruandës


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë në Londër e ka liruar nga burgu shefin e inteligjencës së Ruandës, Karenzi Karake.

Ai ishte arrestuar në qershor, pasi Spanja kishte lëshuar një fletrrestim, ku e kërkonte atë nën akuza për vrasje pas gjenocidit të vitit 1994.

Ruanda e kishte dënuar arrestimin e Karake. Ai është liruar me kusht nga gjykata e Londrës dhe po pret procedurat e ekstradimit.

Karake ka qenë pjesë e Frontit Patriortik të Ruandës, që atëbotë ishte një forcë rebele që ndaloi gjenocidin dhe tani udhëheq me shtetin.

Përkrahësit e tij thonë se Karake është hero, i cili ka ndihmuar në ndaljen e vrasjes së 800,000 njerëzve, shumica e minoritetit Tutsi.

Fletarrestimi i lëshuar nga Spanja erdhi si pasojë e aktakuzës së ngritur në vitin 2008, ku një gjykatë akuzoi 40 zyrtarë të lartë të Ruandës, përfshirë Karaken, për krime të luftës të kryera pas gjenocidit.

Karake gjithashtu akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e tre vullnetarëve spanjollë, që punonin për një organizatë bamirëse shëndetësore në vitin 1997.

Ministrja e Jashtme e Ruandës, Louise Mushiwabo ka thënë se është e gëzuar që Karake do të kthehet në shtëpi.

“Ishte një proces i panevojshëm dhe abuziv”, ka thënë ajo.

XS
SM
MD
LG