Ndërlidhjet

Ekonomia ruse bie 4.6 për qind në tre mujorin e dytë


Ilustrim

Ilustrim

Ekonomia ruse ka rënë 4.6 për qind në tre mujorin e dytë të vitit 2015, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Agjencia ruse Rosstat ka publikuar sot këto të dhëna ku në tre muajt e parë të vitit 2015 ka pasur rënie prej 2.2 për qind.

Rënia prej 4.6 për qind e bruto produktit të brendshëm është tkurrja më e madhe e GDP-së së Rusisë në 6 vjetët e fundit.

Ekonomia ruse ka vujatur si pasojë e rënies së çmimit të naftës dhe për shkak të sanksioneve perëndimore, për shkak të ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë.

Rubla ruse deri më tani ka humbur rreth 20 për qind të vlerës së saj.

XS
SM
MD
LG