Ndërlidhjet

Nga stuhitë humbin jetën 6 kilianë


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Zyrtarët në Kili thonë se stuhitë në fundjavë ka vrarë 6 njerëz dhe kanë detyruar të evakuuohen banorët e Argjentinës fqinje.

Zyra për Emergjenca Kombëtare e Kilit thotë se 3 vetë kanë vdekur të dielën pas rrëshqitjes së dheut në qytetin Tocopilla.

Presidentja kiliane Michelle Bachelet ka vizituar sot këtë qytet të prekur nga stuhitë.

Tre persona të tjerë kanë vdekur të shtunën. Një person është mbytur në det afër qytetit Valparaiso, një tjetër është goditur nga një pemë në rajonin e O’Higgins ndërsa personi i tjetër ka vdekur në qytetin La Seran, pasi kulmi i një shtëpie është rrënuar.

Në Argjentinë, rritja e nivelit të ujit nëpër lumenj ka detyruar zyrtarët që të evakuuojnë rreth 1,600 persona në provincën e Buenos Aires.

Dy burra, të cilët kishin refuzuar që të largohen nga shtëpitë e tyrepor pasi niveli i ujit është rritur ata ishin ngjitur në kulmet e shtëpive, ku më pas janë shpëtuar nga zjarrfikësit.

XS
SM
MD
LG