Ndërlidhjet

Koalicioni kryen 29 sulme ajrore në Siri dhe Irak


Siri, foto nga arkivi
Siri, foto nga arkivi

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë kryer 29 sulme ajrore të dielën, ku kanë goditur caqet e grupit militant Shteti islamik në Siri dhe Irak, njofton Task Forca e Përbashkët.

Në Irak janë kryer 21 sulme ajrore, në 9 qytete, përfshirë Makhmur, Ramadi dhe Bayji, ku janë goditur njësitë ushtarake të militantëve dhe ndërtesa. Është shkatërruar po ashtu edhe një fabrikë në Al Huwayja, ku ndërtoheshin eksplozivët.

Ndërkaq në Siri janë kryer 8 sulme ajrore, 5 prej tyre afër qytetit Al Hasaka.

XS
SM
MD
LG