Ndërlidhjet

Japonia hap reaktorin e parë, pas Fukushimës


Ilustrim

Ilustrim

Japonia ka rikthyer në funksion reaktorin e parë bërthamor, me rregulla të reja të sigurisë, të cilat pasojnë katastrofën në Fukushima, në vitin 2011.

Të gjitha impiantet bërthamore të Japonisë janë mbyllur gradualisht, si pasojë e rrjedhjeve radioaktive në uzinën e Fukushimës, të shkaktuara nga një tërmet dhe cunami masiv.

Por, pas kalimit të testeve të reja të sigurisë, kompania Kyushu Electric Power ka rikthyer sot në punë reaktorin numër një në uzinën Sendai.

Publiku është i shqetësuar me këtë veprim të autoriteteve.

Protesta janë zhvilluar jashtë uzinës Sendai dhe para rezidencës së kryeministrit japonez, Shinzo Abe, në Tokio.

XS
SM
MD
LG