Ndërlidhjet

Gjendje e jashtëzakonshme në Ferguson të SHBA-së


Ferguson, SHBA

Ferguson, SHBA

Në Ferguson të Shteteve të Bashkuara është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, për shkak të protestave që po shënojnë përvjetorin e parë të vrasjes së adoleshentit me ngjyrë, Michael Brown.

Qyteti raportohet të jetë në gjendje të tensionuar, pasi një tjetër adoleshent me ngjyrë është plagosur në një betejë me armë me policinë, të dielën.

Tyrone Harris, 18 vjeç, më vonë është akuzuar për sulm ndaj oficerëve të policisë.

Në gusht të vitit 2014, një polic i bardhë ka qëlluar për vdekje Michael Brownin, i cili ka qenë i paarmatosur.

Vrasja e tij ka shkaktuar protesta kundër racizmit dhe përdorimit të tepruar të forcës nga ana e policisë në gjithë SHBA-në.

XS
SM
MD
LG