Ndërlidhjet

Greqia, pranë marrëveshjes me kreditorët


Ilustrim

Ilustrim

Greqisë i kanë mbetuar vetëm detaje të vogla për t’i sheshuar me kreditorët e saj, për të arritur marrëveshje për paketën e shpëtimit.

Kështu ka deklaruar ministri grek i Financave, Euclid Tsakalotos, pas bisedimeve në Athinë midis Greqisë dhe kreditorëve të saj.

Marrëveshja është e nevojshme për të mbajtur shtetin grek në Eurozonë dhe për të shmangur falimentimin e tij.

Greqia ka rënë dakord për një fond të ri të privatizimit dhe për administrimin e kredive bankare.

Për të dyja këto çështje ka pasur fërkime në negociata.

“Më në fund kemi tym të bardhë”, ka thënë Tsakalotos.

XS
SM
MD
LG