Ndërlidhjet

Ministri i Jashtëm iranian anulon vizitën në Turqi


Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.

Ministria e Jashtme e Turqisë ka bërë të ditur se ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka shtyrë vizitën e planifikuar në Turqi.

Ministria ka thënë se anulimi i vizitës më 11 gusht është rezultat i problemeve të planifikimit, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Disa media turke kanë raportuar se vizita është shtyrë për shkak të një artikulli që Zarif ka shkruar për të përditshmen opozitare në Turqi, Cumhuriyet.

Në këtë artikull, të publikuar sot, Zarif ka kritikuar politikat e SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara janë aleate në NATO dhe janë pajtuar që të bashkëpunojnë në Siri dhe Irak, kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Turqia është kundërshtare e zëshme e presidentit sirian, Bashar al-Assad, ndërsa Irani mbetet njëri nga aleatët e paktë të tij.

XS
SM
MD
LG