Ndërlidhjet

Turqia intensifikon sulmet kundër kurdëve


Ilustrim

Ilustrim

Ushtria turke ka thënë se ka kryer sulme ajrore kundër 17 caqeve të militantëve kurdë në juglindje të Turqisë, më 10 dhe 11 gusht.

Sulmet në provincën Hakkari kanë goditur luftëtarët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, grup ky i cili konsiderohet terrorist nga Turqia dhe shumë shtete perëndimore.

Në muajin korrik, Ankaraja ka thënë se shpall luftë të sinkronizuar kundër terrorizmit, duke aluduar në Partinë e Punëtorëve të Kursidtanit dhe grupin e Shtetit Islamik.

Ofensiva e fundit vjen pas sulmeve të djeshme në disa rajone të Turqisë, të cilat kanë rezultuar me vrasjen e 9 personave, në mesin e tyre ushtarë dhe policë.

XS
SM
MD
LG