Ndërlidhjet

Opozita deponon në Kushtetuese lëndën për Gjykatën Speciale


Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Partitë opozitare, të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, i kanë dorëzuar lëndën Gjykatës Kushtetuese, me kërkesën që të interpretojë vendimin e Kuvendit për amendamentin kushtetues për themelimin e Gjykatës së Posaçme për krime lufte në Kosovë.

Opozita thotë se ky amendament është miratuar nga Kuvendi pa i përfillur procedurat ligjore-kushtetuese, andaj edhe pretendon që ta kthejë mbrapsht atë përmes një vendimi që do të marrë më pas Kushtetuesja.

Amendamenti për Gjykatën e Posaçme është miratuar në seancën e 3 gushtit, pas riprocedimit të tij nga ana e qeverisë, ngaqë paraprakisht, më 26 qershor, ky amendament ishte rrëzuar nga Kuvendi në mungesë të votave të nevojshme.

Gjykata Kushtetuese është organi më i lartë që bën interpretimin e Kushtetutës, andaj edhe me vendimin që javët në vijim do të marrë kjo Gjykatë, do të përmbyllet çështja e këtij amendamenti.

XS
SM
MD
LG