Ndërlidhjet

Iraku miraton reformat anti-korrupsion


Kryeministri i Irakut Haider al-Abadi
Kryeministri i Irakut Haider al-Abadi

Parlamenti i Irakut njëzëri ka miratuar paketën e reformave për anti-korrupsion të propozuar nga kryeministri Haider al-Abadi.

Abadi ka propozuar masa për të zvogëluar korrupsionin dhe për të kursyer para, teksa në Irak po mbahen protesta të mëdha kundër korrupsionit.

Në paketën e reformave prërfshihet eleminimi e disa pozitave të larta qeveritare, dhënia fund ekuotave sektare dhe partiake për postet qeveritare dhe rihapja e hetimeve për korrupsion.

Më 10 gusht, tre zëvendëskryeministra në Irak dhanë dorëheqje pasi ndaj tyre kanë nisur hetime për disa aktivitete korruptive.

Zëvendëskryeministri për çështje të energjisë,Baha al-Araji ka qenë në mesin e zyrtarëve që kanë dhënë dorëheqje.

Kjo lëvizje është parë si shenjë që kryeministri Abadi ka filluar të ndërmarrë veprime për korrupsionin në nivel të lartë dhe brenda qeverisë.

XS
SM
MD
LG