Ndërlidhjet

Lavrov dhe Jubeir flasin për konfliktin e Sirisë


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov thotë se ai dhe homologu i tij saudit Adel al-Jubeir, janë pajtuar për “hapa praktik” që kanë për qëllim përgatitjen e “kushteve optimale”, për të rifiluuar një dialog me ndërmjetësimin e OKB-së në mes qeverisë siriane dhe “të gjithë opozitës në Siri”.

Këto komente të Lavrov i bëri pas takimit që pati në Moskë me ministrin saudit.

Sidoqoftë, pas takimit ministri Jubeir tha se Riadi nuk ka ndryshuar qëndrimin ndaj konfliktit në Siri dhe akoma vazhdojnë të mendojnë se në të ardhmen e Sirisë, nuk ka vend presidenti sirian Bashar al-Assad.

Rusia është aleate e Assadit dhe ka injoruar thirrjet e opozitës siriane dhe të disa vendeve përëndimore që Assadi të dorëhiqet.

XS
SM
MD
LG