Ndërlidhjet

logo-print

Greqia me kreditorë arrinë “marrëveshje teknike”


Flamuri i BE-së dhe i Greqisë, foto nga arkivi

Flamuri i BE-së dhe i Greqisë, foto nga arkivi

Ministri i Financave të Greqisë, Euclid Tsakalotos thotë se qeverina në Athinë është pajtuar me kushtet për një paketë shpëtimi tre vjeçare me kreditorët ndërkombëtarë, por kanë mbetur që disa detaje të zgjidhen, në mënyrë që të zhbllokohet paketa e shpëtimit.

Tsakalotos tha se marrëveshja siguron fonde të ndihmës për tre vitet e ardhshme në vlerë prej 93 miliardë dollarë.

Bashkimi Evropian përmes një deklarate për media ka thënë sot se marrëveshja “teknike dhe jo politike” është arritur me Greqinë.

Qeveria greke shpreson të arrijë një marrëveshje dhe ta kalojë atë në parlament gjatë kësaj jave, përapa takimit që ministrat e financës së eurozonës kanë planifikuar të mbajnë më 14 gusht.

Një test kyç do të jetë reagimi i kreditorëve nga shtetet si Gjermania- që ka qenë kontibuesi më i madh i Greqisë, në paketa e mëparshme të shpëtimit.

Greqia duhet të arrijë marrëveshje deri më 20 gusht, kur dhe duhet të paguaj më shumë se 3 miliardë dollarë Bankës Qendrore Evropiane.

XS
SM
MD
LG