Ndërlidhjet

Hetohet organizatori i koncertit në Uzbekistan


Flamuri i Uzbekistanit, foto nga arkivi
Flamuri i Uzbekistanit, foto nga arkivi

Organizatori i koncertit në Uzbekistan, ku u shemb një urë, me ç’rast u vranë dhjetëra perosna, është nën hetime, thonë burimet në Uzbekistan.

Të paktën 15 persona janë vrarë gjatë këtij incidenti dhe 17 të tjerë janë plagosur, në koncertin e mbajtur në një park në qytetin Urgench, ku po këndonte këngëtari Navruz Sobirov, më 8 gusht, kur u shemb ura, kanë thënë për Radio Evropa e Lirëanëtarë të Ministrisë së Situatave Emergjente në Uzbekisntan, të cilët kanë folur në kushte anonimiteti.

Birimet nga Ministria e Kulturës dhe Sporteve i kanë treguar Radios Evropa e Lirë se këngëtari Sobirov po ashtu është marrë në pyetje nga prokurorët.

Burimet thonë se koncerti ishte organizaura nga drejtori i Televizionit 8 në Urgench, Ulugbek Sobirov, i cili është nën hetime.

Autoritetet e Uzbekistanit nuk kanë lëshuar asnjë deklaratë zyrtare për numrin e viktimave gjatë këtij incidenti.

Dëshmitarët i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se shumica e viktimave ishin fëmijë, të cilët ishin në urë, duke dëgjuar koncertin.

Kryeministri uzbek Shabkat Mirziuaev, i cili po udhëheq komisionin hetimor për këtë tragjedi, që prej 9 gushtit po qëndron në Urgench.

XS
SM
MD
LG