Ndërlidhjet

Kirgizi: Lejohet shmangia e shërbimit ushtarak


Ushtria e Kirgizisë, foto nga arkivi
Ushtria e Kirgizisë, foto nga arkivi

Sipas një ligji të nënshkruar rishtazi në Kirgizi, personat të cilët refuzojnë që të shërbejnë në forcat ushtarake, bazuar në bindjet e tyre fetare, do t’u lejohet që të shmangin shërbimin e tyre ushtarak.

Zyra për media e presidentit në Kirgizi, ka thënë sot se presidenti Almazbek Atambaev ka nënshkruar amemndamentet e ligjit për shërbimet ushtarake të qytetarëve kirgizë.

Sipas këtyre amendamenteve, qytetarët kirgizë duhet të jenë anëtarë të regjistruar të ndonjë grupi fetar, i cili nuk lejojnë shërbimin ushtarak, në mënyrë që të lirohen nga pjesëmarrja e tyre në forcat ushtarake të vendit.

Sipas këtyre amendamenteve, personat të cilët refuzojnë të marrin pjesë në forcat ushtarake, për shkak të fesë, duhet të paguajnë rreth 300 dollarë shtetit.

Përpara ndryshimeve të këtyre amendamenteve, të gjithë qytetarët kirgizë ishin të obliguar të shërbenin në ushtri për një vit, pasi të mbushnin 18 vjet.

XS
SM
MD
LG