Ndërlidhjet

Policia greke i ka rrahur migrantët


Pamje nga përleshja mes policisë greke me migrantët në ishullin Kos

Pamje nga përleshja mes policisë greke me migrantët në ishullin Kos

Policia në ishullin grek Kos ka rrahur migrantët me shkopinjë gome sot. Kryetari i Kos-it ka paralajmëruar se kriza e refugjatëve mund të përfundojë me “gjakderdhje”.

Migrantët, shumica afgtanë dhe sirianë, ishin zhvendosur në stadiumin e futbollit në Kos, pas kishin qëndruar nëpër kampe të ngritura përgjatë rrugës dhe në plazhe për disa javë.

Policia ka përdorur shkopat e gomës për të ndaluar turmën prej rreth 1,500 migrantë të cilët tentonin të thyenin derën e stadiumit.

Më 10 gusht, një zyrtar policor në Kos është suspenduar nga puna, pasi ishte incizuar duke goditur disa migrantë, të cilët ishin brenda stacionit policor për t’u regjistruar, në mënyrë që të mund të udhëtojnë për në Athinë.

Kryetari i ishullit Kos thotë se rreth 7,000 migrantë ilegalë janë momentalisht në këtë ishull të vogël grek, që gjendet pranë Turqisë.

XS
SM
MD
LG