Ndërlidhjet

logo-print

Selimi takon ambasadorët e Kuintit për UNESCO-n


Foto nga takimi

Foto nga takimi

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi është takuar sot me ambasadorët dhe përfaqësuesit e shteteve anëtare të Kuintit në Kosovë.

Siç njofton MPJ, ky takim është “në vazhdën e konsultimeve gjithëpërfshirëse rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO si dhe në organizma të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë”.

Në këtë takim është diskutuar për sfidat dhe sfidat dhe strategjitë e përbashkëta të komunikimit, nevoja që Republika e Kosovës të vazhdojë të respektojë standardet më të larta të ruajtjes së trashëgimisë kulturore si dhe aspekte të tjera teknike të procesit të anëtarësimit.

“Ambasadorët e Kuintit konfirmuan mbështetjen e tyre të plotë Kosovës në përpjekjet e saj për anëtarësim në UNESCO”, thuhet tutje në njoftimin për media.

Javën e kaluar ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, u ka dërguar letra 195 homologëve të shteteve anëtare të UNESCO-s për t’i informuar rreth mbarëvajtjes së procesit dhe për të kërkuar votën e tyre në takimin e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s që do të zhvillojë punimet në tetor si dhe në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s në nëntor të këtij viti.

Kosova më herët ka aplikuar për anëtarësim në UNESCO.

XS
SM
MD
LG