Ndërlidhjet

Dagestan: Vritet lideri i emiratit të vetëshpallur të Kaukazit


Ilustrim
Ilustrim

Lideri i emiratit të vetëshpallur të Kaukazit, Magomed Suleimanov, është vrarë sot gjatë një operacioni në rajonin e Dagestanit në Kaukazin Verior.

Komiteti Kombëtar Anti-terror në Rusi ka thënë se Suleimanov ishte në mesin e 4 militantëve të vrarë nga forcat e sigurisë në qarkun Untsukul në Dagestan.

Një ueb-faqe e militantëve ka konfirmuar se Suleimanov, i njohur edhe si Abu Usman Gimrinsky “është bërë martir” gjatë operacionit të sotëm policor.

Suleimanov në muajin prill kishte shpallur veten lider të Emirateve të Kaukazit, pasi që lideri i mëparshëm, Aliaskhab Kebekov, ishte vrarë nga forcat e sigurisë të Rusisë.

XS
SM
MD
LG