Ndërlidhjet

logo-print

Azerbajxhan: Arrestohet futbollisti lidhur me vrasjen e gazetarit


Gazetari Rasim Aliyev

Gazetari Rasim Aliyev

Policia në Azerbajxhan ka arrestuar futbollistin Cavid Huseynov të klubit futbollistik Qabala, për shkak të lidhjes me vdekjen e gazetarit Rasim Aliyev.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Azerbajxhanit ka njoftuar se Huseynov po akuzohet për mos raportim të krimit gjatë planifikimit.

Nëse gjendet fajtor ai mund të dënohet deri me 5 vjet burgim.

Gazetari Rasim Aliyev, është rrahur për vdekje nga disa burra dhe më pas ka vdekur nga plagët e marra më 9 gusht.

Pesë persona janë arrestuar lidhur me vrasjen e tij.

Aliyev kishte kritikuar përmes një postimi në Facebook futbollistin Huseynov. Para se të vdiste, ai kishte deklaruar se është rrahur nga disa persona për shkak të kritikave që ka bërë kundër futbollistit.

XS
SM
MD
LG