Ndërlidhjet

Gjermani: Maiziere viziton një qendër të imigrantëve


Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Thomas de Maiziere
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Thomas de Maiziere

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, e ka vizuar sot një qendër të regjistrimit të imigrantëve në kufirin e Austrisë, të cilët hyjnë në Gjermani, nëpër rrugët e Ballkanit Perëndimor.

De Maiziere, që ka qëndrim të fortë kundër imigrantëve nga vendet siç janë Kosova, Serbia dhe Shqipëria, e ka vizituar këtë qendër në qytetin Degendorf të Bavarisë, për ekzaminimin e procedurave, raporton agjencia DPA.

Qindra imigrantë, që zihen çdo ditë nga autoritetet në Bavari duke udhëtuar me trena dhe automjete, sillen në këtë qendër për fotografim, regjistrim dhe kontroll shëndetësor.

Gjermania, po ashtu, ballafaqohet me një hyrje të paprecedente të imigrantëve nga Siria, Afganistani dhe Iraku, ndërsa pritet që gjatë këtij viti të bëhen afro 450 mijë kërkesa për azil.

XS
SM
MD
LG