Ndërlidhjet

logo-print

Uzbekët mund të humbin shtetësinë për shkak të terrorizmit


Flamuri i Uzbekistanit

Flamuri i Uzbekistanit

Qytetarët uzbekë mund të humbin shtetësinë e tyre nëse dëshmohet se kanë marrë pjesë në aktivitete mercenare, terroriste, nëse kanë nxitur urrejtje racore, etnike dhe fetare dhe krime të tjera “kundër paqes dhe sigurisë”.

Media shtetërore ka publikuar amendamente të Ligjit për Shtetësi të Uzbekistanit, ligj të cilin dje e ka nënshkruar presidenti Islam Karimov.

Ligji ishte miratuar nga dhoma e ulët e parlamentit më 29 korrik dhe më 6 gusht u miratua edhe në Senat.

Qindra qytetarët uzbekë besohet se janë duke luftuar përkahë militantëve islamikë në Lindje të Mesme dhe në Azinë Jugore në disa organizata terroriste, përfshirë këtu edhe Shtetin Islamik si dhe Lëvizjen Islamike të Uzbekistanit.

XS
SM
MD
LG