Ndërlidhjet

logo-print

Erdogan: Do vazhdojmë të luftojmë kundër PPK-së


Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar sot se Turqia do të vazhdojë fushatën e saj kundër militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) “derisa të mos mbes asnjë terrorist i armatosur”.

“Ne do të vazhdojmë lufyën tonë derisa organizata terroriste të pushojë së qenuri kërcënim, derisa të ulen armët... derisa të mos ketë në kufinjt tanë asnjë terroist të armatosur”, ka thënë Erdogan.

Gjatë në flajmi në Ankara, Ergogan tha se fushata ajrore që ka filluar qe dy javë kundër anëtarëve të PPK-së, deri tash ka shkaktuar “humbje të mëdha” të grupit.

Ai ka thënë se procesi i paqes me militatët kurdë tash për tash “është i ngrirë”.

“Fatkeqësisht ata nuk e kuptojnë se çfarë është bërë” për ta, tha ai duke iu referuar hapave të ndërmarra nga qeveria për të ndalur luftimet, që kanë filluar dekada më parë.

Ushtria turke ka thënë se ka ndërmarrë 17 sulme ajrore kundër militantëve kurdë më 10 dhe 11 gusht dhe ka intensifikuar ofenzivën e saj kundër rebelëve kurdë në juglindje të Turqisë.

Presidenti Erdogan gjithashtu ka thënë se “operacionet efektike” janë ndërmarrë edhe ndaj militantëve të Shtetit Islamik edhe pse trupat turke kanë realizuar më shumë sulme kundër luftëtarëve të PPK-së në Turqi dhe në veri të Irakut.

XS
SM
MD
LG