Ndërlidhjet

logo-print

Rusia do t’ia ndalojë edhe një shteti importin e ushqimeve


Zëvendëskryeministri rus Arkady Dvorkovich

Zëvendëskryeministri rus Arkady Dvorkovich

Rusia ka njoftuar sot se po planifikon të shtoi edhe një shtet tjetër, në listën e vendeve perëndimore që ua ka ndaluar importin e produkteve ushqimore në vend.

Zëvendëskryeministri rus Arkady Dvorkovich ka thënë se vendimi për këtë gjë do të merret shumë shpejt.

Ai nuk ka treguar se për cilin shtet bëhet fjalë. Në këtë listë bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Australia dhe Bashkimi Evropian.

Rusia ka ndaluar shumicën e importeve të produkteve ushqimore nga shtetet perëndimore, si kundërpërgjigje për sanksionet ekonomike që SHBA-ja dhe BE-ja kanë vënë kundër Moskës, si pasojë e përfshirjes së Rusisë në konfliktin në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG