Ndërlidhjet

Shteti Islamik liron 22 të krishterë


Ilustrim
Ilustrim

Grupi militant Shteti Islamik ka liruar 22 të krishterë të cilët i ka mbajtur peng që prej muajit shkurt, thonë aktivistët.

Personat e liruar bëjnë pjesë në grupin prej 200 të krishterëve që ishin kidnapuar nga militantët e Shtetit Islamik, kur ata morrën nën kontroll dhjetëra fshatëra në provincën Hassekeh, që ishin të banuar me minoritetin asirian të krishterë.

Liderët fisnorë kanë ndërmjetësuar lirimin e tyre, thotë Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Ky grup monitorues thotë se Shteti Islamik vazhdon të mbajë peng më shumë se 150 të krishterë të tjerë. Në muajin mars, ata kishin liruar 19 pengje.

Vëzhguesi Sirian thotë se për këtë lirim janë ofruar para, ndonëse kryetari iminoritetit airian në Suedi, Afram Yakoub, ka mohuar një gjë të tillë.

Yakoub i ka thënë Reuters se këta persona janë liruar “për shkak të problemeve shëndetësore”.

XS
SM
MD
LG