Ndërlidhjet

BE: Në Ukrainë është shkelur armëpushimi


Flamuri i BE-së
Flamuri i BE-së

Bashkimi Evropian ka thënë më 11 gusht se intensifikimi i sulmeve në zonat e kontrolluara nga qeveria në lindje të Ukrainës, shkelë marrëveshjen e armëpushimit të arritur në Minsk të Bjellorusisë.

“Përshkallëzimi i konfliktit... si rezultat i disa sulmeve mbi zonat e kontrolluara nga qeveria sot dhe në natën e 10 gushtit në Starohnativka, shkelë marrëveshjen e Minskut”, thuhet në njoftimin për media të Shërbimit për Veprime të Jashtme të BE-së.

Më 10 gusht, ushtria ukrainase ka raportuar se bombardimet nga separatistët pro-rusë kanë qenë më të mëdhatë që prej se është nënshkruar marrëveshja e armëpushimit.

Më shumë se 6,400 persona janë vrarë gjatë konfliktit në mes të forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë, në rajonet Luhansk dhe Donjeck, që prej prillit të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG