Ndërlidhjet

Zarif në Siri, për të finalizuar planin që i jep fund luftës


Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif

Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif viziton sot Sirinë, për tu marrë vesh për detajet e fundit, mbi planin e ri të Iranit për të ndihmuar në zgjidhjen e luftës civile atje, ka thënë zëdhënësja e ministrit.

Irani është njëri prej mbështetësve më të fuqishëm të presidentit sirian Bashar al-Assad dhe e ka paraqitur vetën si një lojar kyç, që do të mund të zgjidhte zgjidhjen e krizës siriane, pas suksesit që pati me nënshkrimin e marrëveshjes bërthamore.

Shtetet arbe dhe perëndimore thonë se si pjesë e çfarë plani për zgjidhjen e konfliktit, presidenti Assad duhet të shkoi.

Ky konflikt, që filloi në mars të vitit 2011, deri më tani ka vrarë më shumë se 250,000 njerëz.

Zëdhënësja Marizieh Afkham i ka thënë agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA se plani i paqes për Sirinë, të cilin Irani do ta paraqes në Kombet e Bashkuara, bazohet në “respektimin e legjitimitetit të popullit sirianë, në të drejtën e reformave dhe në të drejtën e zgjedhjes të ardhmes së tyre”.

Aty refuzohet “përdorimi i terrorizmit” për të përfunduar këtë konfik dhe gjithashtu refuzohet “ndërhyrja e jashtme në qeverinë siriane”, ka thënë Afkham, duke thënë se detajet e tjera do t’i zbulojë vetë Zarif gjatë vizitës së tij në Siri.

XS
SM
MD
LG