Ndërlidhjet

Kerry: Ka gjasa që Kina dhe Rusia lexojnë emailin tim


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka thënë se ka gjasa që Kina dhe Rusia lexojnë postën së tij elektronike.

“Ka shumë mundësi... Unë shkruaj email duke pasur parasysh edhe këtë mundësi”, ka thënë Kerry për CBS Evening News, kur u pyet nëse mendon se këto dy shtete lexojnë postën e tij elektronike.

“Ka gjasa që ndodhë një gjë e tillë... dhe unë e di se ata kanë sulmuar disa interesa amerikane në këto ditët e fundit”, ka thënë ai.

“Për fat të keq, ne jetojmë në një botë ku një numër i shteteve, përfshirë Kinën dhe Rusinë, vazhdimisht kanë qenë në të përfshirë në sulme kibernetike kundër interesave amerikane, kundër qeverisë amerikane. Ky është një shqetësim i madh”, tha Sekretari Kerry.

Rusia dyshohet se ka sulmuar së fundmi sistemin e postës elekotronike të Stafit të Shefave të personelit në Shtëpinë e Bardhë. Kina dyshohet se qëndron prapa sulmeve kibernetike, që kanë vjedhur një numër të madh të të dhënave personale të punëtorëve federalë.

XS
SM
MD
LG