Ndërlidhjet

Shkup: Gjendet majmuni i vjedhur


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Policia në Maqedoni ka gjetur të gjallë një lloj majmuni, i cili ishte vjedhur më 10 gusht nga kopshti zoologjik i Shkupit, nga një çift, vajzat e të cilëve ishin dashuruar pas kësaj kafshe.

Gruaja 26 vjeçare dhe burri i saj, kishin prerë rrethojat e kafazit të majmunit 18 muajsh të quajtur Luka, duke e nxjerrë atë jashtë. Ata më pas e kishin futur atë në një qese të zezë dhe kishin ikur me taksi, thotë policia.

Çifti e kishin marrë kafshën në shtëpinë e tyre në qytetin Kavadarci.

Por policia, në bazë të dëshmive të dëshmitarëve, shpejt e ka gjetur çiftin dhe e ka shpëtuar majmunin e racës baboon, i cili është kthyer sërish në kopshtin zoologjik.

“Luka është në gjendje të mirë shëndetësore… ai është ribashkuar me vëllun e tij më të vogël”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga kopshti zoologjik.

Çifti përballet me 3 vjet burgim për vjedhje.

XS
SM
MD
LG