Ndërlidhjet

Kina zhvlerëson sërish juanin


Kina ka zhvlerësuar për të dytën ditë me radhë valutën e saj.

Pas zhvlerëismit të dytë, juani kinez tash ka rënë për 3.5 për qind në Kinë dhe në tregjet botërore për 4.8 për qind.

Ky zhvlerësim ngritë shqetësime për ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Banka Popullore e Kinës ka thënë se përmes këtyre masave po mundohet të reformojë sistemin e këmbimit.

Këto veprime të autoriteteve të Kinës gjithashtu kanë rritur tensionet në mes të ligjvënësve të Shteteve të Bashkuara, të cilët akuzojnë Kinën se po mundohet të krijojë përparësi në treg.

Niveli më i ulët i këmbimit të valutës, jo vetëm që i bënë produktet që Kina eksporton më të lira por rritë çmimin për produktet që kompanitë e huaja duan të shesin në Kinë.

XS
SM
MD
LG