Ndërlidhjet

SHBA mohon se ka marrëveshje për zonën e sigurt


Flamuri i Shteteve të Bashkuara
Flamuri i Shteteve të Bashkuara

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu thotë se shteti i tij është i vendosur që të krijojë zonën e sigurt në kufrin me Sirinë, ku civilët mund të ishin të sigurt nga sumet e forcave qeveritare siriane apo nga militantët e Shtetit Islamik.

Davutolglu i tha BBC-së se zona e sigurt do të mbrohej nga grupet opozitare siriane të cilët janë “të moderuar”, në vend se nga trupat turke.

Por ai tha se Turqia do të përdorë forcë ushtarake nëse ka kërcënim.

Më herët, ministri i Jashtëm i Turqisë tha se SHBA-të dhe Turqia janë pajtuar të krijojnë një zonë prej 98 kilometrash të gjatë dhe 45 kilometrash të gjërë, e cila do të patrullohet nga anëtarë të Ushtrisë së Lirë Siriane.

Por zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Mark Toner tha se “nuk ekziston asnjë marrëveshje për një zonë të tillë”.

Toner tha se Uashintoni ka qenë “i qartë se nuk ka asnjë zonë, nuk ka asnjë strehë të sigurt. Ajo për të cilën ne jemi duke biseduar tash është për një përpjekje që do të dëbonte militantët nga rajoni”, tha ai.

Liderët politikë të kurdëve në Turqi kanë thënë se “zona e sigurt” është tentim i Ankarasë për të ndaluar kurdët në veri të Sirisë të formojnë territorin e tyre përgjatë kufirit me Turqinë.

XS
SM
MD
LG