Ndërlidhjet

logo-print

Talibanët dënojnë ekzekutimin e një afgani nga IS-i


Ilustrim

Ilustrim

Talibanët e Afganistanit kanë dënuar aktet që shfaqen në një video, ku militantët besnikë të Shtetit Islamik, vrasin një të burgosur afgan me eksplozivë.

Kjo video ka treguar rivalitetin në mes të talibanëve afganë dhe disa fraksioneve të militantëve të cilët i janë betuar për aleancë grupit militant Shteti Islamik.

Videoja duket se është incizuar në lindje të Afganistanit, ku talibanët dhe militantët e Shtetit Islamik kanë luftuar këto muajt e fundit.

I burgosuri afgan, i cili ka sytë e mbuluar, nga militantët përshkruhet si i “pafe” dhe thuhet se ka lidhje me talibanët apo me qeverinë afgane.

Talibanët kanë thënë se personi në video është civil dhe e ka cilësuar videon si “të tmerrshme”.

“Këto veprime dhe veprimet e tjera brutale të ndërmarra nga disa perosna të papërgjegjshëm, injorantë, që thirren në islam dhe e quajnë veten myslimanë janë të patolerueshme”, thuhet në deklaratën e talibanëve.

Talibanët shpesh akuzohen për vrasje brutale të civilëve të pafajshëm.

XS
SM
MD
LG