Ndërlidhjet

IAAF: 28 atletë kanë përdorur substanca të ndaluara


Foto nga arkiva

Foto nga arkiva

Masa diciplinore janë inicuar ndaj 28 atletëve, pasi IAAF, trupi qeverisës i atletikës, ka marrë vendim që mostrat nga Kampioni Botëror në vitin 2005 dhe 2007 të testohen sërish. Gjetjet ata thonë se janë “negative”.

IAAF thotë se nuk mund të jap emrat e 28 atletëve, të cilët kanë përdorur substanca të ndaluara “për shkak të procedurave ligjore”. Por ata thonë se këto teste kanë treguar se shumica e atletëve të implikuar në skandalin e dopingut, janë nga Rusia, Bjellorusia dhe Ukraina.

Në deklaratën për media thuhet se “shumica e 28 atletëve tash janë në pension, disa prej tyre janë sanksionuar më herët, vetëm një numër i vogël vazhdon të jetë aktiv në sport.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se atletët që janë aktiv në sport, paraprakisht janë suspenduar dhe asnjëri prej tyre nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, që pritet të nis në Pekin më 22 gusht.

Kampionati Botëror në vitin 2005 ishte mbajtur në Helsinki, ndërkaq ai i vitit 2007 në Osaka të Japonisë.

XS
SM
MD
LG