Ndërlidhjet

Armeni: Nis gjykimi ndaj ushtarit rus


Ilustrim

Ilustrim

Gjykimi ndaj ushtarit rus, i cili po akuzohet se ka vrarë një familje armen 6 anëtarëshe, ka filluar gjykatën ushtarake ruse në Armeni.

Ushtrari rus, 19 vjeçari Valery Permyakov, i cili ka shërbyer në bazën ushtarake më veriperëndim të qytetit armen Gyumri, po gjykohet nga gjykata ruse për dezertim, vjedhje të armëve dhe municioneve dhe armëmbajtje pa leje.

Pas përfundimit të këtij gjykimi, Permayakov do t’i dorëzohet autoriteteve armene, për vrasjen e 6 anëtarëve të një familje armene, ku në mesin e viktimave ishte një vajzë 2 vjeçare dhe një djalë 6 muajsh.

Permyakov ishte ndaluar nga autoritetet afër kufirit të Armenisë me Turqinë dhe raportohet se ka pranuar se ka kryer vrasjet.

XS
SM
MD
LG